
2025 · Për fëmijë · Mosha 7+
Arratisje pa plan
Një roman alegorik për shtatë kafshë shtëpiake, miqësinë, guximin dhe vlerën e lirisë së vërtetë.
- Fitues · Libri më i mirë për fëmijë 2026
Rreth librit
“Arratisje pa plan” është një roman alegorik.
Me humor, ritëm të shpejtë, dialogë plot gjallëri dhe aventura të papritura, libri i rrëmben fëmijët në një histori që i bën të qeshin, të emocionohen dhe ta lexojnë me një frymë.
Përmes aventurës së shtatë kafshëve shtëpiake, të rritura mes luksit dhe rehatisë, lexuesit zbulojnë një botë ku miqësia, guximi, besimi dhe bashkëpunimi vihen vazhdimisht në provë. Pa rënë në moralizim, romani i fton fëmijët të reflektojnë mbi paragjykimet, manipulimin, rëndësinë e të menduarit kritik dhe vlerën e lirisë së vërtetë.
“Arratisje pa plan” është një alegori mbi shoqërinë moderne, ku ndjekja e luksit dhe statusit mund ta largojë njeriun nga vetvetja dhe nga vlerat që e bëjnë njerëzor. Përmes humorit dhe situatave plot të papritura, libri u kujton lexuesve se lumturia nuk matet me komoditetin, por me aftësinë për të mbetur i lirë në mendim, besnik ndaj vetes dhe i gatshëm të ndihmojë të tjerët.
Ky libër është një mundësi e shkëlqyer për prindërit dhe mësuesit që, përmes një historie tërheqëse, të nxisin diskutime mbi vlerat, zgjedhjet dhe sfidat e botës së sotme. Fëmijët do ta përjetojnë si një aventurë argëtuese, ndërsa mesazhet e tij do t’i shoqërojnë edhe pasi të kenë mbyllur faqen e fundit.
“Arratisje pa plan” dëshmon se letërsia më e mirë për fëmijë është ajo që argëton pa pushim, por njëkohësisht mbjell ide dhe vlera që rriten bashkë me lexuesin.



