Rreth autores
Biografia
Lexojuni prindërve letërsi për fëmijë, ata do mrekullohen me botën tuaj.

Valbona Banka është shkrimtare shqiptare e letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Në krijimtarinë e saj, ajo trajton botën e fëmijëve dhe adoleshentëve përmes historive që ndërthurin aventurën, marrëdhëniet njerëzore, humorin dhe tema sociale e edukative. Personazhet e saj përballen me situata dhe zgjedhje që i çojnë drejt zbulimit të vetes, të marrëdhënieve me të tjerët dhe të botës që i rrethon.
Banka është autore e nëntë librave: “Aria – Hidh e prit!”, “Aria – Fët e fët!”, “Aria – Në dorën time”, “Zgjohu Kërshëri!”, “Mister Ash – Oazi i sekreteve”, “Tekno – Broni”, “Lustër, për një përrallë”, “Arratisje pa plan” dhe “Bota e padukshme e adoleshencës”.
Librat e saj janë vlerësuar me çmime letrare në Shqipëri dhe Kosovë. “Aria – Hidh e prit!” u vlerësua si Libri më i mirë për fëmijë 2022 nga Bukinist. “Aria – Në dorën time” u vlerësua si Libri më i mirë për fëmijë në Panairin e Librit në Tiranë, 2025. “Arratisje pa plan” u vlerësua me çmimin Libri më i mirë për fëmijë në Panairin e Librit në Prishtinë, 2026.
Përmes letërsisë së saj, Valbona Banka synon të krijojë histori që i afrohen botës së lexuesve të rinj, duke u dhënë hapësirë aventurës, imagjinatës, emocioneve dhe marrëdhënieve që formojnë përvojën e fëmijërisë dhe adoleshencës.

Rrugëtimi
Rrugëtimi letrar
2022
Romani i parë
Boton “Aria – Hidh e prit!”, historinë e një vajze që beson se familjen e mban dashuria.
2023
Çmimi i parë
“Aria – Hidh e prit!” shpallet Libri më i mirë për fëmijë i vitit 2022 nga Bukinist. Po atë vit botohen “Zgjohu Kërshëri!”, “Aria – Fët e fët!” dhe “Mister Ash – Oazi i sekreteve”.
2024
Tekno – Broni
Një roman për teknologjinë, kujtesën e fjalëve dhe kthimin te natyra.
2025
Tre libra dhe një çmim
Botohen “Aria – Në dorën time”, “Lustër, për një përrallë” dhe “Arratisje pa plan”. “Aria – Në dorën time” vlerësohet si Libri më i mirë për fëmijë në Panairin e Librit në Tiranë.
2026
Vlerësim në Kosovë
“Arratisje pa plan” vlerësohet me çmimin Libri më i mirë për fëmijë në Panairin e Librit në Prishtinë. Boton “Bota e padukshme e adoleshencës”, librin e saj të nëntë.