
2022 · Për fëmijë
Aria – Hidh e prit!
Libri i parë i serisë. Aria do vetëm një gjë: të mos ndahet kurrë nga i vëllai.
Lexo më shumë
Mirë se vini
Valbona Banka është shkrimtare shqiptare e letërsisë për fëmijë dhe të rinj. Është autore e nëntë librave, ndër të cilët seria “Aria”, “Mister Ash – Oazi i sekreteve”, “Zgjohu Kërshëri”, “Tekno – Broni”, “Lustër, për një përrallë”, “Arratisje pa plan” dhe “Bota e padukshme e adoleshencës”.
Krijimtaria e saj është vlerësuar me çmime për librin më të mirë për fëmijë në Shqipëri dhe Kosovë.
Lexojuni prindërve letërsi për fëmijë, ata do mrekullohen me botën tuaj.

Libri më i ri
2026 · Dita Books
“Bota e padukshme e adoleshencës” është një libër për çdo adoleshent që është ndier ndonjëherë i padukshëm, i pakuptuar apo vetëm. Njëkohësisht, është edhe një ftesë për prindërit, mësuesit dhe të gjithë të rriturit që dëshirojnë të kuptojnë më mirë botën e brendshme të një të riu.
Përmes rrëfimeve në vetë të parë, libri pasqyron me sinqeritet dhe ndjeshmëri botën e brendshme të adoleshentëve. Edhe pse personazhet janë të ndryshëm, ndjenjat që i përshkojnë janë universale: nevoja për t’u pranuar, pasiguria, vetmia, dashuria, frika nga gjykimi dhe kërkimi i identitetit. Pikërisht kjo e bën librin të ndihet kaq personal për çdo lexues, sikur në faqet e tij të ishte shkruar edhe një pjesë e historisë së vet.
Seria
Një histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo fëmije.

2022 · Për fëmijë
Libri i parë i serisë. Aria do vetëm një gjë: të mos ndahet kurrë nga i vëllai.
Lexo më shumë
2023 · Për fëmijë
Libri i dytë. Jetimorja përmbytet dhe Aria vendos ta riparojë vetë, bashkë me dy zemra të tjera.
Lexo më shumë
2025 · Për fëmijë
Libri i tretë i serisë: pushimet në det shndërrohen në një udhëtim nëpër gjithë Shqipërinë historike.
Lexo më shumëNdiqeni
Lajme për librat e rinj, takimet me lexuesit dhe panairet e librit.